E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shokon Uesli Shnajder Jam anemik

Mesfushorit zikalter i kishte rene te fiket ne dhomat e zhveshjes ne pushimin e sfides Inter-Breshia 1-1 Diagnozat u zbuluan ne Holande pas nje kontrolli te pare te bere ne Itali

Anemi e nivelit te bute asgje e vecante per tu shqetesuar por gjithnje nje problem i cili mund te jape pak shqetesim per nje futbollist. Uesli Shnajder u eshte nenshtruar testeve mjekesore ne Holande pas dobesise qe ka ndier gjate pushimit te ndeshjes mes Interit dhe Breshias sfide ne te cilen te shtunen ne mbremje zikaltrit kane barazuar 1-1 ne San Siro ne javen e 10 te Serise A. Dhe pergjigjja edhe pse jo alarmante ka evidentuar nje vlere te ulet te hemoglobines ne gjak. Situate qe do te duhet te monitorohet sepse anemia edhe ne format e saj me buta eshte nje armik dhe mund te influencoje negativisht ne paraqitjen e nje sportisti. Isha i frikesuar qe para pushimit mes dy pjeseve ne pese minutat e fundit para se te hyja ne dhomat e zhveshjes ndihesha keq ka bere te ditur fantazisti zikalter. Asgje alarmante per lojtarin por per Rafa Benitezin behet fjale per nje mungese te rendesishme. Paraqitjet e holandezit ne fakt nuk ishin ne nivelin e sezonit te kaluar por nuk arrihej te kuptohej se cfare i kishte ndodhur. Shume pak sprint pak shpeshtesi ne ekzekutim dhe nje agresivitet agonistik. Shume shpejt gjithcka u shpjegua.

Testet kishin evidentuar nje renie te hemoglobines ne gjak qe sillte lodhje dhe komplikacione te tjera. Kam bere menjehere nje vizite kardiologjie per te kontrolluar presionin e gjakut ka vazhduar me tej me pas fluturova drejt Holandes per te marre nje tjeter mendim. Perfundimi eshte se po vuaj nga anemia dhe trupi im eshte mjaft i lodhur. Ish-lojtari i Realit te Madridit ka nevoje per nje pushim te gjate por kalendari nuk ia lejon Pas nje sezoni te veshtire kam pasur dy dite pushim pastaj kam shkuar menjehere ne boteror. Qe aty kam pasur vetem disa jave relaks para se te rifilloja punen me Interin. Kisha nevoje per nje pushim si Runi por tani eshte e pamundur te braktis shoket e mi kemi shume te demtuar ne mesfushe.

Pra Interi eshte akoma dhe me i cunguar. Shnajder eshte i fundit i nje liste qe nuk po mbaron. Jane plot 36 demtimet e zikalterve nga fillimi i sezonit. Morati ka fajesuar trajnerin pas humbjes se rende ndaj Totenhemit te pasuar nga barazimi brenda me Breshian. Beri mire I shkreti Rafa po punon mire dhe nuk duhet harruar se nuk ka ne dispozicion elemente si Muntari Samuel Thiago Mota Maikon Mariga Kambiasso e Zhulio Sezar. Ka gjetur nje skuader te lodhur menderisht dhe ndoshta po paguan ate qe ka fituar. Murinjo i ka shtrydhur kockat dhe muskujt e lojtareve te tij tani nuk ka me ose ka pak. Sigurisht nuk eshte faji i Benitezit qe kur kthehet nga stoli nuk ben gje tjeter vecse tu uroje shendet atyre qe jane ne fushe. Pra ndoshta nje situate e parashikueshme ngaqe Baloteli i shitur te Mancester Siti nuk u zevendesua dhe merkato nuk ishte ne lartesine e objektivave. Duke marre ne konsiderate ate qe kishin shpenzuar lojtaret ne harkun e nje viti mund te imagjinohej qe Milito Maikon amp CO. nuk do te perserisnin te njejtin nivel.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›