KLD, mbledhje për “Konomin”
Burime nga Këshilli pohuan se urdhri është dhënë nga kryetari i KLD-së, presidenti Bamir Topi, gjate mbledhjes se zhvilluar me dyer te mbyllura këtë te premte, e qe zgjati rreth nente ore. Takimi ne fakt filloi me një minute heshtje ne nderim te gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili u ekzekutua ne mënyrë mafioze një jave me pare. Anëtaret e KLD kane diskutuar me pas mënyrën se si është vepruar ne rastet kur gjyqtare te ndryshëm kane kërkuar mbrojtje te veçante. KLD mori ne shqyrtim edhe tre raportet e inspektimeve tematike qe kishin ne fokus ndryshimet e kombësisë, shkaqet e zvarritjes se procese gjyqësore si dhe respektimin e disiplinës ne pune. Ne njoftimin zyrtar theksohet: Ne fund KLD diskutoi për here te pare mbi kërkesat e gjyqtareve për te ushtruar veprimtarinë akademike.