E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java e dyte e Superliges

Emocione ne takimin tjetër Laçi-Bylis i cili u mbyll 2-2. Ballshiotet, te cilet treguan se kane pretendime ne këtë sezon shënuan te paret me ane te kapitenit Dimo. Pjesa e pare është mbyllur me avantazhin e miqve, por 15 minutat e fundit te takimit kane qene vërtet dramatike. Ne minutën e 75 Dragicevic barazoi për laçianet, por shume shpejt, ballshiotet u rikthyen ne avantazh, ne minutën e 82 me ane te Geges. Nuk kaloi shume dhe vendasit arritën te barazojnë serish, me ane te Trajkovic, nga pika e bardhe e 11 metershit. Java vijon me katër takime te tjera te cilat luhen te shtunën, nga te cilat spikat sfida mes Teutës dhe Flamurtarit, e cila do te zhvillohet ne qytetin e Durrësit dhe ajo mes Kastriotit dhe Tiranes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›