E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthejne rivaliteti dhe konkurrenca ne shtepine e artit

Ne qender te ndodhive qe i kane dhene jete kete jave Akademise se Yjeve ka qene konkurrenca, kjo e fundit e nxitur nga rivaliteti mes konkurrenteve te perfshire nga ethet e sfidave. Dita e enjte ka kulmuar me nje seri ngjarjesh qe kane nxjerre akoma me ne pah, deshiren e madhe per te qene protagonist. Pasditja e te enjtes ka ardhur me provimin e zakonshem javor per te kontrolluar ecurine e pergatitjes si te konkurrentet e kantos dhe tek ata te baletit. Por jo vetem kaq, kritika per ata qe nuk mesojne dhe komente ne lidhje me perfomancat gjate oreve te mesimit, po tregojne qe konkurrentet gjithmone e me teper po perjetojne ethet e sfidave.
Nje ore mesimi ndryshme...
Konkurrenca mes tyre ka arritur tashme kulmet ne Akademine e Yjeve, ku nxenesit kane filluar te sfidojne hapur njeri-tjetrin, por edhe te kritikojne ata ne lidhje me performancat dhe me pergatitjen e tyre ne oret e mesimit. Diten e enjte paradite perpara provimit te programuar nxenesit e kantos kane zhvilluar nje ore ndryshe, ku i kane vene ne pah problemet qe ata kane me mesimin e repertorit te ri per kete jave si dhe gabimet ne ekzekutimin e kengeve. Nje analize e hollesishme dhe e shpjeguar me detaje, per cdo performance te kengeve eshte te bere nga vete konkurrentet ne lidhje me ate qe shoket e tyre te kantos kane treguar ne mikrofon. Ornela ka qene a para, e cila eshte vene perpara pershtypjeve qe konkurrentet e tjere kane patur per performacen e saj. Albi dhe Arisa, kane qene te mendimit qe ne ekzekutimin e kenges "Who knew", ajo duhet te kishte dhene akoma me energji, sepse kenga e kerkon nje stil te tille, nderkohe qe per kengen "Broken", Dafina i ka vene ne dukje disa probleme intonacioni ndersa Anxhelo i ka thene qe e ka kenduar me veshtiresi. Pas saj radhen e ka patur Dafina, e cila ka pranuar se kengen "Broken" nuk e ka te mesuar dhe ka kenduar vetem "Who knew". Profesor Sokol Marsi, ka vene ne dukje se ajo nuk mund te justifikohet tek te tjeret duke thene se nuk ka mesuar kengen, sepse ata jane ne gare me njeri-tjetrin. Nje diskutim i zjarrte ka lindur mes Arises dhe Dafinen ne lidhje me mospergatitjen e kesaj te fundit. Arisa ka komentuar se Dafina nuk mund te justifikojne mos mesimin e kengeve me gjendjen e saj, sepse javes se kaluar edhe ajo nuk ka qene mire nga ana e zerit dhe shendetit, por kenget i ka mesuar pavaresisht se pedagoget nuk e kane perfshire neper sfida. "Ti as nuk je perpjekur", ka perfunduar komentin Arisa. Edhe konkurrentet e tjere nuk e kane kursyer Dafinen, duke e kritikuar ne lidhje me mospergatitjen e saj. Anxhelo i ka thene qe "Ti te pakten ta kishe pare nje here kengen", nderkohe qe Albi eshte shprehur se ajo kishte probleme me vijen melodike te kenges gjithashtu dhe tekstin nuk e kishte mesuar mire. Nje tjeter konkurrente e kritikuar ka qene dhe Sara. Per performancen e ne kengen "Who Knew", Albi eshte shprehur se nuk i ka pelqyer shume dhe se pret me shume nga Sara, ai specifikon se nuk i ka pelqyer fraza e fundit e kenges. Arisa gjithashtu ka kritikuar Saren se ne kete kenge ajo shton disa lule qe nuk jane te nevojshme per kete lloj kenge. "Per sa i perket refrenit, e bere pershesh me qumesht", ka qene batuta e Arises, e cila ka nervozuar shume Saren. Nderkohe qe edhe mes konkurrenteve te baletit gjate ores se Hip Hop-it, te marten dhe te merkuren eshte zhvilluar nje diskutim mjaft i zjarrte mes dy grupeve qe performojne se bashku. Grupi i pare ku merr pjese, Gureldi, Miri, Fatjola, kane komentuar gabimet ne levizje dhe mangesite qe grupi i dyte i perbere nga Rebeka, Andri, Marinela dhe Endri ka patur gjate ekzekutimit. Nderkohe qe pas ekzekutimit edhe grupi i dyte, ka vene ne dukje problemet, sidomos te njeres se pjesetareve, pikerisht Fatjoles, qe sipas tyre prish harmonine e grupit.

Dafina ne gjendje jo te mire?
Prej disa ditesh njera nga konkurrentet per kanto ne Akademine e Yjeve eshte "pushtuar" nga nje gjendje jo e mire. Dafina, anetarja e skuadres se bardhe, eshte ankuar vazhdimisht se kete jave nuk eshte ne gjendje te mesoje kenget. Shkaku i nje situate te tille ende nuk po arrihet ende te kuptohet, nderkohe qe Dafina nuk eshte ankuar nga ndonje problem me shendetin. Sipas saj, ka qene pikerisht kjo gjendje jo e mire emocionale qe e ka penguar te mesoje edhe kenge qe konsiderohen relativisht te lehta ne repertorin e kesaj jave. Ne lidhje me gjendjen e konkurrentes se kantos ka shprehur pakenaqesi edhe profesori i saj, Sokol Marsi, i cili nuk eshte aspak i kenaqur me mos pergatitjen e saj. Nderkohe qe e shtuna, e cila shenon dhe naten e madhe spektaklit po afrohet, per Dafinen behet gjithmone e me e veshtire, sepse ajo rrezikon te jete e papergatitur ne sfiden e radhes...

Provimi i javes
Dita e enjte i ka vene te gjithe konkurrentet serish perballe pedagogeve te tyre te kantos Sokol Marsit, Kristi Popes dhe Bojken Lakos, te cilet kane vleresuar me nota konkrete konkurrentet. Sokoli ka qene i pakenaqur me ecurine e vajzave ne lidhje me kengen shqiptare, te cilen ato nuk e kishin pervetesuar sic duhet. Per kete Arisa eshte justifikuar se nuk e ndjejne shume ta kendojne kengen shqiptare sepse duket se nuk ju shkon, por ky mendim ka rene menjehere poshte pasi te gjithe duhet te respektojne programin e detyruar mesimor. Branimiri, Albi dhe konkurrenti i ri ne klasen e kantos Anxhelo, i cili u fut ne klasen e kantos pas kerkeses qe beri per te kaluar nga baleti ne kanto, kane marre nota maksimale ne lidhje me ecurine e tyre. Kete e kane treguar notat qe kane mare te tre djemte nga pedagoget, te cilat nuk kane rene nen noten 9. Nderkohe pas provimit profesoret jane munduar qe ti ngrene moralin Dafines, e cila prej ditesh eshte e merzitur dhe jo ne forme te mire, sipas saj, per te arritur performancen e duhur. Edhe kete jave ajo qe ka rene ne sy ka qene ecuria e djemve krahasuar me vajzat, te cilat duket se jane me pak te perqendruara ne racionalizimin e kohes per te qene ne nivelin e duhur te pergatitjes se materialeve. Nderkohe dhe balerinet jane perballuar me opinionet e pedagogeve te baletit Prof. Agron Aliaj, Tan Brama, Alisa Gjoni dhe Raul Hera Calderon. Nga verejtjet e javes se kaluar balerinet duket se i kane vene gishtin kokes. Gjate kesaj jave kane qene shume te vemendshem ne kapjen dhe pervetesimin e koreografive. Megjithate ka pasur dhe nga ata qe ju eshte terhequr veshi nga pedagoget sic ishte Marinela. Sipas pedagogeve Marinela s'eshte ne nivelin e duhur, krahasuar me cilesite qe ajo ka dhe me mundesite per te avancuar. Kerkesa e stafit te pedagogeve te "Akademise se Yjeve" java-javes rritet dhe konkurrentet po dhurojne emocione te forta ne performanca te niveleve te larta. Kjo sepse gara dhe bashkejetesa vazhdon...

Semi, konkurrentja e re ne klasen e kantos
Konkurrenteve te kantos mbremjen e se enjtes ju eshte bashkuar dhe Semi Jaupaj. Pas nje konkurrimi me 2 pretendente te tjera te jashtme per t'u futur ne "Akademine e Yjeve" Semi fitoi. Semi Jaupaj i bashkangjitet konkurrenteve te klases se kantos. Vajza nga Fushe Kruja eshte 18 vjec dhe studion ne Liceun artistic "Jordan Misja" per kanto. Menjehere pas hyrjes ne shtepi Semi eshte pritur me shume kuriozitet nga konkurrentet e tjere, te cilet nuk ishin ne dijeni per konkurrenten e re. Semi pasi ka pare gjithe ambientet e shtepise nen shoqerine e Silvanes dhe Arises eshte futur ne dhomen e kantos ku dhe ka prezantuar cilesite e saj te para perballe konkurrenteve te tjere. Ne oret e vona Silva dhe Arisa kane perfituar nga qetesia e konkurrenteve te tjere per t'u vecuar me Semin dhe per ta pyetur dhe njohur me shume. Vajzat jane munduar te zbulojne ndonje strategji te mundshme te konkurrentes se re, megjithate Semi duket se ne oret e para te qendrimit ne shtepine e "Akademise se yjeve" ka qene e rezervuar. Ne ditet ne vijim do te njiheni me mire me konkurrenten e 16 te "Akademise se Yjeve".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›