Shpërthen Argjentina

Ka përfunduar ndeshja në mes të Argjentinës dhe Koresë Jugore, ku Argjentina ka shënuar fitore prej 4 – 1 kundër aziatikëve.
Më këtë fitore Argjentina prinë me gjashtë pikë në këtë grup është në të tetën e finales.
Pas kësaj ndeshje në grupin B do të takohen Greqia me Nigerinë, të cilët edhe do të përcaktojnë se cila skuadër do të jetë e dyta në renditje.
Sulmuesi i kryesor i Real Madridit, Ganzalo Higuain ka shënuar hat trick duke shënuar golin e katërt për Argjentinën.
Skuadra amerikano latine është duke udhëhequr me rezultat 4 me 1 përderisa kanë mbetur edhe tetë minuta lojë deri në përfundim të ndeshjes.
Higuain ka thelluar përsëri epërsinë kundër Koresë duke shënuar për 3 me 1 në minutën e 75 të ndeshjes.
Koreja e Jugut ka arritur që të ngushtojë rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë të takimit, pas një gabimi në mbrojtje të Argjentinës me anë të Lee C. Y.
Pjesa e parë e takimit ka përfunduar me një dominim të Argjentinës në fushë në të gjitha repartet.
Skuadra e Argjentinës ka thelluar epërsinë kundër Koresë, duke shënuar golin e dytë, me anë të asit të Real Madridit, Higuain, në minutën e 33 të ndeshjes.
Argjentina ka kaluar në epërsi në minutën e 15’të me anë të një autogoli të shënuar nga Park C.Y.
Argjentina – Korea e Jugut (13:30)
Pasi barazuan në ndeshjet e para të Grupit B, Argjentina dhe Koreja e Jugut e dinë se fitorja në stadiumin Soccer City do t’i dërgonte ato shumë afër të tetës së finales. Argjentina do të bëhej ekipi i parë që e siguron kualifikimin, nëse fiton dhe nëse Greqia dështon ta mposhtë Nigerinë, disa orë më vonë.
Njëjtë, koreanët do të avanconin nëse e mposhtin ekipin amerikano-jugor dhe nëse Nigeria nuk do të jetë në gjendje t’i fitojë tri pikë, në përballje me grekët. Në këtë ndeshje, Argjentina nuk do ta rrezikojë plejmekerin Veron, i cili ka lënduar pulpën e këmbës. Veteranin e Estudiantes pritet ta zëvendësojë futbollisti i Liverpoolit, Maxi Rodriguez.
Ndërsa, në mbrojtje pritet të luajë Nicolas Burdiso, pasi Jonas Gutierrez nuk bindi në lojën e parë. Kurse, trajneri i Koresë së Jugut, Huh Jung-moo është i detyruar t’i bëjë disa ndryshime, pas fitores impresionuese ndaj Greqisë. Sulmuesi i Monacos, Park Chu-young pritet ta udhëheqë vijën e sulmit, ndërsa kapiteni Park Ji-sung do ta mbështet atë nga mesfusha.
Në përballjen direkte, në të kaluarën argjentinasit kanë statistika më të mira: i kanë mposhtur dy herë, në miqësoren e vitit 2003 me rezultat 1:0 dhe në një ndeshje të grupeve në Botërorin 1986, 3:1.