E Diel, 1 Nëntor 2026

Shperthen Berisha Privatet po i shesin sherbimet sa frengu pulen

Tirane 10 Janar 2011 NOA - Qeveria vendos te nderhyje ne sistemin fiskal ne disa prej sektoreve kyc te ekonomise si ai bankar dhe telekomunikacioneve. Kryeministri Sali Berisha ishte shume i ashper sot ndaj kompanive private qe ofrojne sherbime dhe tha sot se kjo nderhyrje eshte e nevojshme per shkak te tarifave teper te larta qe ofrohen per shqiptaret nga keto sektore.

Ai nenvizoi faktin sipas tij se keto sherbime jane me te shtrenjtat ne rajon e me gjere. Duke u ndalur ne sherbimet bankare Berisha tha se nuk mund te pranojme ne qe transaksionet elektronike te jene falas ne te gjithe Europen dhe ketu te paguhen sa Frangu pulen.

Kurse duke folur per telekomunikacionin tha Nuk mund te bindem une qe shqiptaret ne nje perdorim te celulareve 17 mbi mesataren evropiane duhet tu imponohen tarifa te cilat jane 2-3 here me te larta se rajoni apo te Austrise qe eshte nje vend me paga minimumi 5 here me te larta se Shqiperia.

Deklaratat

Ne deklaraten e bere gjate nje konference te perbashket per shtyp me Drejtoreshen e Menaxhimit te Bankes Boterore Ogozi Okonja Luala Kryeministri tha se qeveria nuk do te lejoje oligarkine ne treg.

Shpreh nje shqetesim serioz te qeverise sime ndaj dy-tre sektoreve te cilet u ngarkojne per sherbimet e tyre qytetareve shqiptare tarifa tejet te larta dhe te pajustifikuara - tha Berisha duke paralajmeruar Natyrisht nuk eshte nje lajm i kendshem por une dua te informoj opinionin se qeveria do te levize sistemin fiskal ndaj ketyre sektoreve ne menyre proporcionale dhe te fuqishme.

Berisha permendi se ne kemi ulur tatim fitimin nga 20 ne 10 ne kemi ulur taksen e te ardhurave personale nga 23 ne 10 kemi ulur kontributet e sigurimeve shoqerore nga 32 ne 15.

Menjehere me pas deklaroi Ne nuk mund dhe nuk do te pranojme qe shqiptaret me keto taksa kaq te uleta te paguajne tarifa te cilat jane shume disproporcionale me realitetin dhe tregun.

Berisha tha se ata qe shfrytezojne lirine ekonomike per tu shtruar ne oligarke ata duhet ta kene shume te qarte se nuk eshte ky qellimi i lirise ekonomike. Kjo qeveri do te perdore zero tolerance ndaj oligarkeve dhe oligarkise. Liria ekonomike nuk nenkupton kete. Kodi moral i fitimit eshte nje nga kodet me themelore te individit por dhe te kompanive. shte fyerje e rende e ketij kodi moral qe coi boten ne nje prag katastrofe para se gjithash dhe mbi te gjitha ne nuk kerkojme asgje tjeter vetem nje kod moral fitimi. Nese vjen ketu dhe tarifon shqiptaret 2 apo 3 here me lart sesa te tjere me rroga 5 here me te larta se shqiptaret kjo nuk do te mund te tolerohet.

Berisha pohoi se cmimet dhe tarifat nuk i percaktojme ne dhe ju e keni konstatuar mire sa here kane levizur ato une i kam respektuar por nga ana tjeter ka nje menyre indirekte per te mbrojtur qytetaret shqiptare per te bere qe ne te gjitha keto fitime te pa permbajtura te paguhet taksa perkatese ne menyre qe edhe ata te kene me shume shkolla me shume rroga kanalizime e ujesjelles. Pra keto jane raste sporadike kjo nuk eshte e pergjithshmja tregu shqiptare eshte nje treg teresish i lire por ka shkelje dhe ne ju garantoj ju qe ne menyren me te bute por te vendosur jemi perpjekur kemi kerkuar qe disa norma morale te fitimit te respektohen.

Me tej Berisha premtoi Aty ku nuk jane respektuar qeveria do te nderhyje. Nuk mund te pranojme ne qe transaksionet elektronike te jene falas ne te gjithe Europen dhe ketu te paguhen sa Frangu pulen. Ne nje kohe qe ne ne emer te zhvillimit te ketij tregu pothuajse detyrojme qytetaret te ecin drejt transaksionit elektronik. Jane bere perpjekje serioze per te arritur ne nje mirekuptim ne menyre qe kodi moral i fitimit qe duhet te karakterizoje cdo individ duhet te karakterizoje cdo kompani. Kriza e madhe boterore e krijuar para se gjithash nga mos respektimi i ketij kodi. Ne kete rast nuk mund te bindem une qe shqiptaret ne nje perdorim te celulareve 17 mbi mesataren evropiane duhet tu imponohen tarifa te cilat jane 2-3 here me te larta se rajoni apo te Austrise qe eshte nje vend me paga minimumi 5 here me te larta se Shqiperia.

Ndaj dhe kete vit - tha Berisha - ne nuk kemi ndermend qe te pajtohemi me oligarkite. Ketu kush te doje te bej biznes eshte i mire pritur i vleresuar i nderuar i respektuar dhe ju garantoj se te gjitha ligjet jane bere sic ka qene interesi me i mire por askush lirine ekonomike nuk ka te drejte te shfrytezoje per te krijuar dhe per te bere oligarkun. Historia e oligarkive eshte nje histori e cila duhet te lihet prapa eshte nje histori nga e cila shoqerite e lira duhet te ndahen dhe une me keqardhje konstatoj se tendenca te tilla ekzistojne dhe dua te them ketu se toleranca do te jete zero.

Gjithsesi Berisha tha se une mbetem i vendosur qe te mos nderhyj asnjehere ne cmime ato do ti percaktoje tregu. Detyra e qeverise eshte te levize me ate sistem qe i ben te mundur nje shperndarje me te ndershme me te drejte te te ardhurave.

Kjo nderhyrje e paralajmeruar sot nga Berisha vjen ne nje kohe kur Enti Rregullator i Telekomunikacioneve u ka kerkuar kompanive celulare qe brenda 2011-es te ulin me 15 tarifat per sherbimin qe ofrojne me argumentin se eshte me i larti ne rajon. Ndersa brenda 2013-es ulja e tarifave te shkoje ne masen 60 .

e.r/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›