Shpërthen Flamur Noka mbi Vlora Hysenin: U hoq nga puna në Kosovë për dyshime për dekonspirim me shërbimin sekret jugosllav

Një seancë e tensionuar parlamentare ka nxjerrë në pah akuza tronditëse lidhur me sigurinë kombëtare dhe kapjen e institucioneve të shtetit nga kartelet e drogës.
Gjatë një fjalimi të ashpër në foltoren e Kuvendit lidhur me skandalin e Sherbimit Informativa, u ngritën pretendime të rënda ndaj qeverisë dhe kryeministrit nga demokrati Flamur Noka, i cili e etiketoi si “kreun e narkoshtetit”.
Zoti kryetar në ikje. Tani se do t’ia zëvendësojë vendin Taulanti e dimë, e kanë bërë, e ka vendosur gjyshi me Vlorën. Tani, çfarë pret ky parlament që të thërrasë kryeministrin, në këtë rast, kreun e narkos këtu për të dhënë llogari dhe për të dhënë dorëheqje? Kush e emëroi Vlora Hysenin? Kush e mbajti Vlora Hysenin?
A e mbani mend kur ju kemi thënë këtu që ajo zonjë në Kosovë u hoq nga puna për dyshime për dekonspirim me shërbimin sekret jugosllav? Serb, më falni. Për këtë arsye është hequr. Është bashkëpunëtore e shkëlqyer e shërbimeve të huaja, thoshte kreu i narkos.
Përpos që e emëroi me Vuçiçin, pra ishte lidhje dyfishe, tani na del edhe trefishe. E lidhje koordinatore e kreut të narkosit. Siguria kombëtare ka rënë. Çfarë duhet të ndodhë më shumë që ky parlament të ngrihet në lartësinë që e kërkojnë qytetarët e këtij vendi? Çfarë duhet të ndodhë, zotëri?
Çfarë duhet të ndodhë më shumë? Shërbimet e këtij vendi, shërbimet e një vendi anëtar të NATO-s, janë të gjitha në duart e karteleve. A e keni parë çfarë thotë në përgjime ajo zonja?
Dhe ju rrini këtu sikur s’ka ndodhur asgjë. Ka turp më të madh? Si mund të vazhdohet seancë pa ardhur këtu kreu i narkos? Duhet të vijë kreu i narkos këtu dhe të japë llogari, të japë llogari dhe të japë dorëheqjen. Sepse është kthyer në narkoshtet. Dhe thoni pastaj që ç’është ky narkoshtet. Ja pra.
A është me prova dhe fakte narkoshtet? Narkoshtet. I tëri narkoshtet. Dhe çfarë jeni ju? Kukullat e narkoshtetit. Kukullat e narkoshtetit. Atëherë nuk mund të pranojë opozita të ketë seancë normale. Të harroni seancën normale. Duhet të vijë, të japë…
“Shpirt”, “shpirt”, thotë. Çunat sot vazhdojnë lirshëm se unë i fik të gjithë radarët e shtetit. I fik radarët e shtetit për çunat, pra për trafikun e drogës. Dhe ju rrini këtu. Dhe ju rrini këtu sikur s’ka ndodhur asgjë.
Çfarë jeni ju, mo? A jeni përfaqësues të qytetarëve, a çfarë jeni? Çfarë jeni ju këtu? Kujt i shërbeni këtu? I shërbeni vendit, i shërbeni shqiptarëve, apo kujt? Kujt? Çfarë duhet të ndodhë në këtë vend që një pushtet të rrëzohet, një qeveri të ikë? Anëtari çfarë?
Siguria kombëtare… i lëmë siguria ushqimore, zero e të gjitha këtu Shqipëri zero janë. Por siguria kombëtare dhe sikur mos të ishte vetëm kaq, janë vend anëtar i NATO-s, është siguria e vendeve të NATO-s, e të gjitha të dhënat e sigurisë për vendet e NATO-s janë në duart e karteleve në Shqipëri.