Shperthen Ronaldo, rikthehet “Fenomeni”Tashmë, janë 14 gola të shënuar nga Ronaldo në 22 ndeshje, qysh kur braziliani u rikthye fushave pas një viti mungesë.

Tre gola kundër Fluminenses dhe Ronaldo rikthehet në kohët e arta, kur të gjithë e thërrisnin me nofkën “Fenomeni”. Korinthians fitoi 4-2 ishte e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit brazilian. Tashmë, janë 14 gola të shënuar nga Ronaldo në 22 ndeshje, qysh kur braziliani u rikthye fushave pas një viti mungesë. Ronaldo dha edhe asistin e golit të realizuar nga Dentinjo. Korinthians javën e kaluar fitoi Kupën e Brazilit dhe është kualifikuar automatikisht për Kupën Libertadores 2010, e barazvlefshme me Ligën e Kampioneve.
Leo Mesi, “Di Stefano” i ri
Lionel mesi, ylli argjentinas i Barcelonës, u përzgjodh lojtari më i mirë i kampionatit të fundit spanjoll, Primera Divizion, nga juria e çmimit “Di Stefano”. “Mesi, - shkruan gazeta spanjolle sportive “Marca”, - u rendit i pari me 33 pikë, përpara shokut të skuadrës së tij, Andres Iniesta dhe kryegolashënuesit më të mirë të Ligës spanjolle, uruguaianit Diego Forlan të Atletikos së Madridit. Mesi la pas edhe katalanasin Ksavi Hernandes”. “Mesi është Di Stefano i ri”. Ky ishte titulli i “Marca”-s. Vitin e kaluar këtë trofe e fitoi Raul i Realit të Madridit.
Inter, Murinjo hap portat
Seancat e para stërvitore të Interit në prag të sezonit të ri do të jenë të hapura për publikun në “Apiano Xhentile”. Lajmi u dha nga klubi kampion i Italisë. Murinjo do tnjë grup lojtarësh do të zhvillojnë stërvitjet e para, përpara se të nisen të dielën në Los Anxheles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku në program janë dhe disa ndeshje miqësore. Interi konsiderohet edhe për sezonin e ardhshëm si favoriti kryesor për të fituar titullin, çka do të ishte i pesti rresht, por dhe që do të kalonte rivalët e përjetshëm, Milanin, pasi për momenti të dy skuadrat milaneze kanë nga 17 tituj kampionë të Serisë A.
Kristiano Ronaldo shet tre makina
“Kanë timonin nga e djathta”. Ja përse Kristiano Ronaldo ka vendosur të shesë tre nga makinat e tij më të shtrenjta nga koleksioni i tij. Ylli i ri i Realit të Madridit i ka besuar një agjencie shitje automobilash në Mançester të “heqë qafe” makinat e tij në versionin anglez, përmes sitit të specializuar “AutoTrader”. Makinat janë një “Porsche 911” (tashmë të shitur për 70 mijë euro), një “Bentley Continental GT Speed” (me çmim të vendosur 116 mijë euro) dhe një “Mercedes C220 CDI” (12 mijë euro).
E Enjte, 09 Korrik 2009