Shpërthen autobusi në Pakistan, të paktën 18 të vrarë afër Peshawarit

Automjeti thuhet se u godit nga bomba në rrethinat Peshawarit teksa po merrte punëtorët nga zyrat ku punonin.
Në këtë incident po ashtu raportohet se janë plagosur 34 persona të tjerë. Peshawari është bastion i talebanëve. Me qindra kanë humbur jetën në këtë zonë si pasojë e sulmeve të talebanëve përgjatë viteve të fundit.
Deri më tani, “BBC”-ja thotë se asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin, porse ai vjen një ditë pasi u vranë 15 persona në qytetin e Quettas./Start/F. P/
2012-06-08 14:13