E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformimi i gjyqësorit dhe përafrimi me BE-në

Haxhinasto cilësoi këtë vizitë, si shprehje e vlerësimit për mbështetjen e reformës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut nga kryesia shqiptare e KiE-së.

Ministri informoi z. Bratza mbi angazhimin e presidencës shqiptare në drejtim të implementimit të rekomandimeve të Konferencës së Brighton-it. Më konkretisht, u përmend implementimi i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në nivel kombëtar, si dhe promovimi i mësimdhënies së jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në kurrikulat kombëtare. Shqipëria, gjithashtu, do të nxisë përshpejtimin e procesit të aderimit të BE-së në Konventën e sipërpërmendur.

Ndërkohë, kryetarja e Gjykatës së Lartë, Beçaj, tha se kjo vizitë vjen në një moment kur Gjykata e Lartë është në qendër të diskutimeve mbi reformat që e prekin atë. Znj. Beçaj theksoi se shteti shqiptar, nëpërmjet institucioneve të tij, ka punuar fort në drejtim të arritjes së standardeve evropiane. Sipas saj, në 22 vite demokraci janë bërë ndryshime të shumta në të gjitha fushat, duke përfshirë edhe reformat në sistemin gjyqësor. Ne jemi të vetëdijshëm për detyrat e mëdha që kemi përpara, ka vazhduar Znj. BEÇAJ,- për reformimin e metejshëm në sistemin e drejtësise, pavarësisë, një drejtësie bashkekohore që të udhëhiqet nga ligji, profesionalizmi dhe ndershmeria në kryerjen e kësaj detyre.

Përveç problematikave me të cilat përballet gjyqësori, kryetarja e Gjykatës së Larte e njohu Z. Bratz edhe me angazhimin që Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë dhe hallkat e tjera të pushtetit gjyqësor, kanë marrë për të përmbushur me rigorozitet kërkesat kushtetuese per forcimin e shtetit ligjor dhe luftën ndaj korrupsionit. Këto reforma, sipas saj, nuk duhet të përmbushen formalisht apo thjesht për të fituar statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, por duhen të konsiderohen si burim i një drejtësie funksionale, efektive dhe të barabartë për të gjithë. "Gjetja dhe vënia në zbatim i strategjive të efektshme lidhur me menaxhimin e gjykatave, me qëllim dhënien e një drejtësie brenda një kohe të arsyeshme, është një nga objektivat kryesore të punës të çdo gjyqtari. Në këtë kuadër sipas standardeve të vendosura dhe të kërkuara tashmë përgjithësisht edhe nga Gjykata e Europiane e të Drejtave të Njeriut, nëse një vendim, nuk është i bazuar në prova të qarta dhe të pakundërshtueshme, i mirëarsyetuar dhe në kohë, efektet e tij nuk kanë më vetëm një ndikim individual, por ato cënojnë rëndë drejtësinë dhe besimin e publikut në të", tha Beçaj. /Start/

                                                                                             2012-06-08 14:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›