Bie bllofi Vokshi

Prokuroria e Tiranes i jep fund bllofit te deputetes demokrate Albana Vokshi, me akuzat publike ndaj Edi Rames për përfitim te 20 përqindëshit ne çdo leje ndërtimi. Ne një konference për shtyp zëdhënësi i prokurorisë se përgjithshme Plator Nesturi ka publikuar përfundimin e hetimit disa mujor te nisur me iniciative nga njësia task- force, pas deklaratave publike te deputetes Vokshi, e cila akuzonte kreun e Bashkise, Edi Rama për korrupsion me lejet. Prokuroria ka pushuar hetimet edhe ne lidhje me deklaratën e deputetit socialist Erion Brace, i cili akuzonte se janë kryer veprime ne kundërshtim me ligjin ne rastin e marrëveshjes te lidhur për katër vendburime te naftës te dhëna për shfrytëzim shoqërisë "Stream Oil". Ndërsa vazhdojnë hetimet për akuzën e dhënies me koncesion për ndërtimin e 6 hidrocentraleve mbi lumen Kardhiq, bashkëjetuesit te zonjës Vokshi, Arjan Tartari.
Shpërndaje