E Shtunë, 31 Tetor 2026

Khodorkovski lum kritikash ndaj Rusise

Rusia përballet me një raund të ri kritikash pas dënimit të kritikut të Kremlinit dhe ish- pronarit të kompanisë së naftës Yukos, Mikhail Khodorkovski me 6 vjet burg shtesë. Khodorkovski, që dikur ishte njeriu më i pasur në Rusi si dhe bashkëpunëtori i tij në biznes Platon Lebedev janë dënuar me 14 vjet burg të enjten, pasi u shpallën fajtorë për vjedhje dhe pastrim parash. Ky ishte dënimi i dytë i tyre.

Vuajtja e këtij dënimi për khodorkovskin në fakt kthehet pas në vitin 2003, kur u arrestua fillimisht dhe nënkupton që ai dhe Lebedev do të qëndrojnë në burg deri në vitin 2017. 

Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë evropiane kanë dënuar vendimin duke shprehur dyshimin se eshte i motivuar politikisht për shkak të kundërshtimit politik të Khodorkovskit ndaj kryeministrit Putin dhe aleatëve të tij. Analistët thjonë se dënimi më i fundit ndaj taikunit rus tregon se ende pushteti i kryeministrit Putin në Kremlin është mjaft i fortë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›