E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vret veten me çifte, shkak dyshohet depresioni

Foto Ilustruese

GJIROKASTËR- I ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me çifte. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fushë Bardhë të Gjirokastrës dhe viktima sipas policisë është Maze Basho 79 vjeç.

Nga të dhënat e para rreth ngjarjes, mësohet se viktima është vetëvrarë rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotëm.

Arma me te cilen i ka dhene fund jetes rezulton te kete qene me leje.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet, ndërkohë që banorët përreth kanë dëshmuar se shkak dyshohet të ketë qenë depresioni, pasi prej disa kohësh viktima jetonte vetëm.                                  PIRO NASE

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›