E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpëton mrekullisht pasi hidhet nga 111 metër lartësi (video)

httpv://www.youtube.com/watch?v=63TXLCQhUnE

Për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi sfida e fundit për vitin 2011 e një turisteje australiane. 22-vjeçarja Erin Langworthy, e apasionuar pas hedhjeve nga lartësitë, është hedhur nga një urë 111m mbi një lumë në Zambesi.

Por në gjysmën e lartësisë, litari i sigurisë me të cilin ajo ishte lidhur këputet dhe Erin përfundon në ujërat e lumit, duke shpëtuar për mrekulli. Pavarësisht se jeta i ka kaluar para syve në pak sekonda, 22-vjeçarja ka shpëtuar vetëm me një ndrydhje të klavikulës.

Përgatiti: Gazmira Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›