Shpërthen bombola e gazit, 2 të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar pas shpërthimit të një bombole gazi në një lokal.
Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës në ambjentet e një lokali në afërsi të Drejtorisë së Policisë, Tiranë.
Nga të dhënat e para mësohet se shpërthimi i bombolës ka shkaktuar dëme materiale, duke thyer edhe xhamat e disa makinave që ishin parkuar buzë rrugës.
Ende nuk ka të dhëna të sakta lidhur me gjendjen shëndetësore të dy të lënduarve.