Shperthen bombola e gazit ne konvikt, panik te studentet
VLORE- Panik ne konviktin e Vlores, pas shperthimit aksidental te nje bombole gazi. Incidenti ka ndodhur rreth mesnates se marte ne nje prej dhomave te katit te trete ne godinen e vajzave te Universitetit "Ismail Qemali". Fatmiresisht shperthimi nuk ka shkaktuar te lenduar, por vetem demtime te konsiderueshme materiale. Policia ka mberritur menjehere ne vendngjarje duke nisur hetimet, ndersa studentet te alarmuara kane dale jashte godines. Burime zyrtare te policise bene me dije se ka pasur nje rrjedhje gazi aksidentale, qe per fat te mire ka perfunduar vetem me deme materiale.