"Elektro 1" kap "mat" hajdutin e kasetofoneve
Elbasan- Plackiste kasetofonet e makinave luksoze, ne pranga hajduti 35-vjecar. Agjentet e Policise se Elbasanit, kane finalizuar operacionin e koduar "ELEKTRO 1" dhe dje u arrestua si i dyshuar Artan Balla 35 vjec, banues ne Librazhd. I riu u kap ne flagrance duke vjedhur ne dyqanin e kasetofoneve, ne pronesi te nje tregtari ne Perrenjas, por ai ka mundur te vjedhe edhe 7 kasetofone te tjere automjetesh te llojeve te ndryshme, 2 video, si dhe nje aparat fonie. Balla eshte vene nen akuzen e "vjedhjes".