E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier dhe Shkoder, kapen 6 te kerkuar

Gjashte persona te kerkuar dhe denuar nga drejtesia per krime te ndryshme, jane arrestuar nga policite e Fierit dhe Shkodres, ne 24 oret e fundit. Policia e Shkodres njoftoi dje se ka ndaluar tre prej te kerkuarve ne listat e saj. I pari eshte kapur Sokol Gjonaj 45 vjec, banues ne fshatin Koman, per te cilin me 11 qershor 2009, Gjykata e Rrethit ka vendosur caktimin e mases se sigurise "arrest ne burg", per veprat penale te "vrasjes me dashje, e mbetur ne tentative" dhe "armembajtje pa leje". Pak ore me pas jane ndaluar edhe Fabjan Dodaj 19 vjec, dhe Sokol Kola 24 vjec, banues ne Dodaj dhe Bushat te Shkodres, te cilet akuzohen se kane kryer vjedhje te ndryshme ne banesa dhe lokalet e kesaj zone. Prokuroria e Rrethit Shkoder, me 13 prill 2010, ka urdheruar ndalimin e tyre per "vjedhje e kryer ne bashkepunim". Edhe Policia e Fierit njoftoi se kishte arrestuar tre te denuar me vendim gjykate per vjedhje, deshmi te rreme dhe aksident me pasoje vdekjen. Altin Kurti 21 vjec, banues ne Lushnje, eshte denuar nga Gjykata e Vlores me 4 muaj burg per "vjedhje ne bashkepunim". Kurse Fatmir Lushkaj, banues ne lagjen "Apollonia" te Fierit, ishte denuar me 2 vjet burg per vepren penale "shkelje te rregullave te qarkullimit", pasi me 23 maj 2008 ka shtypur per vdekje kembesorin Marjus K. I fundit eshte ndaluar Lorenc Plepi 34 vjec, i denuar me pare per "kalim te paligjshem te kufirit", i cili ka dhene deshmi te rreme ne Gjykaten e Fierit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›