Humbet te atin, djali keqtrajton nenen
Kruje- Humbja e bashkeshortit i ka sjelle nje drame te dyte ne familje, nje gruaje te moshuar ne qytetin e Krujes. Pervec dhimbjes per humbjen e familjarit te saj, 59-vjecarja e ve, nene e tre femijeve, duhet te perballonte edhe dhunen fizike te djalit te saj te madh, qe e rrihte pothuajse cdo dite dhe kercenonte me jete, nen efektin e avujve te alkoolit. Ngjarja me e fundit ka ndodhur dy dite me pare, kur e demtuara me inicialet Xh. T., ka shkuar ne Komisariatin e Krujes ku depozitoi edhe kallezimin penal. Burime zyrtare te policise vendore konfirmuan leshimin e menjehershem te urdhrit te mbrojtjes per te demtuaren, kurse 30-vjecari me inicialet Sh. T., u shoqerua dhe more ne pyetje per shkaqet e dhunes fizike qe ushtronte ndaj nenes se tij. Pas veprimeve paraprake eshte plotesuar edhe flete-padia perkatese dhe dosja i kaloi Gjykates se Krujes per shqyrtimin e ceshtjes. Sipas rrefimit te 59-vjecares se dhunuar, djali kishte ndryshuar sjellje qe prej vdekjes se babait dhe ishte kthyer ne nje njeri agresiv e te dhunshem. Sipas denoncueses, 30-vjecari shpesh kthehej i pire ne shtepi dhe kur ajo i kerkonte shpjegime, ai e godiste me shkelma, grushte, apo e ofendonte dhe kercenonte me jete, duke i kerkuar shpesh edhe leke per te pire. Policia sqaroi se dhuna fizike kishte nisur dy muaj me pare, por vetem mbremjen e se martes gruaja ka denoncuar.