Grossruck: Politika të bashkëpunojë

Zv/presidenti i asamblesë parlamentare të OSBE-së Wolfang Grossruck i bën thirrje politikes shqiptare për bashkëpunim në prag të zgjedhjeve vendore. Nga Shkodra, ku u interesua për gjendjen pas përmbytjes, diplomati austriak theksoi se kriza politike po pengon reformat dhe procesin për integrimin e vendit. Duke iu referuar protestave të vazhdueshme të opozitës, Grossruck nënvizoi se çështjet e rëndësishme politike duhen zgjidhur në parlament e jo në rrugë. Grossruck theksoi rendësin e pjesëmarrjes së të gjitha forcave politike në zgjedhjet lokale të 8 majit, si dhe vlerësoi parapërgatitjet për këtë proces. Më tej diplomati austriak premtoi ndihmë edhe në vijim për rehabilitimin e zonave të prekura nga përmbytjet në rrethin e Shkodrës.
Shpërndaje