Shpërthen cisterna e naftës, 2 persona plagosen, 2 lëndohen
TIRANË- Shpërthimi i një cisterne karburanti në ambientet e një biznesi në Lundër për pak sa nuk u ka marre jetën 4 personave, ndërkohë që flakët rrezikuan biznesin pranë të cilit ndodhi shpërthimi.
Dy të plagosur dhe dy të lënduar është bilanci pas shpërthimit të një cisternë naftën në periferi të kryeqytetit.
Gazeta i TVNews24 Spartak Koka njoftoi se ngjarja ka ndodhur në mesdite në një biznes në zonën e Lundrës kur katër punetor po saldonin pranë cisternës së naftës pas një difektit të konstatuar në gjenerator.
Për pasojë shpërthimi i shkaktuar i shkëndijes ka plagosur rëndë shtetasit Shkëlzen Domi dhe Xhevdet Pojani të cilët aktualisht po mjekohen në spitalin ushtarak.
Makinat e zjarrfikëseve të mbërritura në vendgjarje kanë mundur të shuajnë totalisht flakët si në cisternë ashtu dhe ne rrjetin e brendshëm të shpërndarjes se lëndës djegëse në ndërtese.
Menjëhere në vendgjarje është ngritur një grup hetimor ku jane marrë në pyetje administratorët e biznesit si dhe kryerja e ekpertizës paraprake.
Zjarri ka alarmuar banorët dhe bizneset përreth.
LACI: SITUATA NE KONTROLL
Dilaver Laçi, Shefi i Shërbimit të Zjarrfikëseve në Tiranë ne momentin e shperthimit beri me dije për News24 se flakët nuk rrezikojnë shperthime te tjera dhe situata ishte në kontroll.
"Katër punëtorë kanë qenë duke salduar, kur ka shpërthyer depozita e karburantit, e cila ka qenë e lidhur me tuba plastikë me ambientet e kompleksit. 2 punëtorë kanë marrë plagë të rënda djegieje dhe janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa 2 të tjerë kanë marrë plagë më të lehta. Në vendngjarje ndodhen 2 zjarrfikëse dhe kanë në kontroll zjarrin, por mos të përfshirë objektin. Rezerva e karburantiti përdorej per ngrohjen e biznesit dhe shërbimet në ambiente e tij. Zjarri është 100 metra, larg biznesit, situata është në kontroll",- sqaroi Laçi.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Lundër, shperthen cisterna e naftes, plagosen 4 persona