Mungesa e Topit dhe e Ramës, reagon Ambasada e Kosovës

“Ambasada e Republikës së Kosovës në ceremonitë e organizuara prej saj ka ftuar të marrin pjesë të gjithë autoritetet më të larta të shtetit shqiptar”, shuhet në njoftimin për shtyp të Ambasadës.
Ambasada sqaron se, ceremonitë e organizuara me rastin e 4-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, përurimi i selisë së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë dhe pritja me rastin e 4 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, janë organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, ndërsa ceremonia e përurimit të rrugës “Ibrahim Rugova”, ka qenë kompetencë e Bashkisë së Tiranës.
“Sqarojmë se nuk është në kompetencë të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë të bëjë ftesa për ceremonitë apo veprimtaritë që organizojnë institucionet e shtetit shqiptar, të nivelit qendror apo lokal. Sqarojmë gjithashtu se në veprimtaritë e organizuara nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, Protokolli shqiptar nuk ka pasur dhe nuk ka akses”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës./Start/
2012-02-18 13:06