Lundër, shpërthimi i cisternës së naftës plagos katër persona

Lajmi bëhet i ditur nga burime policore, të cilët saktësojnë se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në Lundër, pak kilometra larg Tiranës. Incidenti mesohet se është shkaktuar si pasojë e një gabimi njerëzor, të plagosurit po saldonin cisternën e naftës edhe pse kishte karburant brenda.
Të plagosur raportohet se janë dërguar në Spitalin Ushtarak, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra në trup.
Në vendngjarje njoftohet se kanë shkuar menjëherë dy zjarrfikëse të cilat sipas drejtorit të tyre, Haki Hoxha, kanë minimizuar flakët. /Start/
2012-02-18 13:48