Shpërthen depozita e ?Taçi Oil?

Shpërthimi i një depozite gazi ne piken e karburantit ?Taçi Oil? ne Elbasan ka tronditur banoret e gjithë zonës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e se hënës ne lagjen ?Skenderbej?. Pas shpërthimit te fuqishëm banoret te alarmuar kane braktisur shtëpitë dhe kane dale ne oborre. Ata tregojnë demet e konsiderueshme qe u janë shkaktuar ne banesa. Edhe pse është e dukshme qe depozita është brenda pikës se karburantit, policia është kujdesur ta shmange këtë fakt, duke e përkufizuar zonën e incidentit si pranë karburantit ?Taçi Oil?. Paraprakisht ngjarja cilësohet si aksidentale, por një konkluzion përfundimtar pritet te jepet ne fund te hetimeve. Sa i përket kushteve teknike, specialistet nuk kane dhënë deri tani asnjë shpjegim.
Shpërndaje