E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti ne prokurori per videon e 70 mije euroshit

TIRAN- Ish-ministri i Energjetikes deputeti pa imunitet Dritan Prifti rrefehet para prokuroreve te ceshtjes per mbi dy ore per videon ku shfaqet me ish-vartesin e tij Leonard Beqiri duke pranuar shumen prej 70 mije euro ne banesen e tij.


Ka qene ora 940 minuta kur makina e deputetit Prifti tashme pa imunitet ka hyre ne oborrin e Prokurorise se Pergjithshme per tu ngjitur ne katin e trete ne zyren e prokurores Anila Leka ku ndodheshin dy hetuesit e ceshtjes. Vete deputetit Prifti ishte i shoqeruar gjate gjithe kohes nga avokati i tij mbrojtes Fatmir Brraka njeherazi dhe kryetari i Dhomes se Avokatise ne Tirane.


Nuk jepen shume detaje se cfare ka deklaruar Prifti para dy hetuesve te ceshtjes ne lidhje me videon e regjistruar po nga vete ai duke pranuar nje shume prej 70 mije euro ne dhomen e ndenjes se baneses se tij nga ish-vartesi i tij Beqiri tashme edhe ky nen hetim.


Mesohet se deputeti Prifti eshte marre ne pyetje me cilesine e personit qe ka dijeni per faktet dhe me pas ne prani te avokatit mbrojtes me cilesine e personit nen hetim pasi dyshohet se ka konsumuar elemente te vepres penale te korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike ne bashkepunim.


Gjithashtu mesohet se deputeti pa imunitet eshte pyetur edhe per video-skandalin ku shfaqet zv.kryeministri tashme edhe ky pa imunitet Ilir Meta dhe deputeti Dritan Prifti ku zv.kryeministri i kerkonte te favorizonte nje kompani private.


Pas perfundimit te deshmise se tij dhe momentit te daljes nga zyrat e Prokurorise se Pergjithshme vete deputeti Prifti nuk ka preferuar te flase per mediat duke u larguar i shoqeruar nga dy bodigardet e tij dhe avokati mbrojtes. Gjithashtu po per kete fakt te premten e kaluar eshte paraqitur ne Prokurorine e Pergjithshme edhe ish-zv.ministri Leonard Beqiri i shoqeruar nga avokati i tij mbrojtes Vladimir Mece.


Sipas burimeve te institucionit qendror te akuzes personi nen hetim Beqiri pas konsultimit me mbrojtesin e tij ligjor nuk ka dhene shpjegime per dyshimet e ngritura ndaj tij. Mesohet se avokati i tij ka kerkuar te njihet me provat qe organi i akuzes ka siguruar mbledhur kunder tyre dhe me pas te pergjigjet nese eshte e nevojshme.


Nderkohe nga ana tjeter mendohet se mbrojtja e te dy ish-zyrtareve te larte te qeverise ka ngritur edhe strategjine e mbrojtjes duke kerkuar pushimin e ceshtjes per mungese te elementeve minimale te vepres penale per te cilen pretendohet.


Sipas ketyre te dhenave mesohet se avokatet do te kerkojne pushimin e ceshtjes per faktin se ekspertiza e kryer nga eksperti amerikan eshte i paligjshem pasi nuk mund te kryhet ndonje veprim hetimor apo ekspertues ndaj personit me imunitet. Ne kete rast eksperti amerikan ka kryer ekspertimin e nje video ku subjekti i saj eshte deputeti Prifti.


Ne ditet ne vazhdim pritet se cfare rruge do te ndjekin mbrojtesit ligjor te dy ish-zyrtareve te larte te qeverise te cilet akuzohen se po ndanin shumen prej 70 mije euro te ardhur nga veprime korruptive.


Videon per te cilen prokuroria tashme ka nisur hetimet dhe mbi baze te se ciles i eshte hequr imuniteti deputetit Dritan Prifti nga Kuvendi eshte zbuluar nga eksperti amerikan Glen Bard i cili me kerkese te prokurorise ka kryer ekspertimin e video-skandalit mes deputetit Prifti dhe Metes ku ky i fundit i kerkonte favorizime per nje kompani.


Sipas prokurorise videoja prej rreth 30 minutash eshte mjaft e qarte nga pikepamja teknike si ne pamje ashtu edhe ne ze ku duket qarte qe ish-ministri Prifti merr shumen prej 70 mije euro. Ne lidhje me kete video organi qendror i akuzes i eshte drejtuar Kuvendit bazuar ne procedimi penal me nr.136 te regjistruar pas transmetimit te videos Meta-Prifti ne emisionin Fiks Fare.


Me date 13 janar 2011 ne Prokurorine e Tiranes eshte paraqitur me vullnetin e tij te lire shtetasi Dritan Prifti i cili ne deklarimet e dhena ne cilesine e personit qe tregon rrethana te dobishme per qellime te hetimit sqaron se regjistrimi audioviziv i materialit te transmetuar ne daten 11.01.2011 ora 20.10 e ne vijim ne emisionin Fiks Fare ne Top Channel eshte realizuar prej tij. Te njejtat fakte shtetasi Dritan Prifti me cilesine e personit qe ka dijeni per vepren penale i ka deklaruar edhe me date 08.02.2011 ne Prokurorine e Pergjithshme.


Per sa ka deklaruar ky shtetas ka vene ne dispozicion si prove materiale objektet me te cilat ka realizuar kete regjistrim audioviziv si dhe videoregjistrimin origjinal. Keto materiale i jane nenshtruar ekspertimit teknik nga specialiste te fushes te nje kompanie private te huaj per te percaktuar vertetesine dhe autenticitetin e ketij regjistrimi audioviziv. Nga ekspertimi teknik i kryer te provat materiale ka rezultuar se ne to ekziston edhe nje video tjeter e cila ishte fshire dhe qe eshte rikuperuar nga eksperti.


Kjo video eshte e dates 11.03.2010 dhe ne te jane regjistruar dy persona njeri nder te cilet eshte ish-ministri i METE-s dhe deputeti i Kuvendit te Shqiperise shtetasi Dritan Prifti dhe tjetri eshte ish-zevendesministri i METE-s shtetasi Leonard Beqiri-thuhet nder te tjera ne kerkesen e Prokurorise per heqjen e imunitetit te Priftit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›