Shtyhet gjyqi i Boboshtices

Shtyhet serish gjyqi per tre te akuzuarit e çështjes se dhunimit te varreve ne Boboshtice te Korçës. Edhe kësaj radhe, mungesa e te akuzuarit Alqi Koroveshi është bere shkak për shtyrjen e seancës deri me 23 mars. Gjyqtarja Aferdita Lika ka kërkuar thirrjen forcërisht te Koroveshit ne proces. Për dëmtimin e varrezës se Boboshtices janë nen akuze kreu i organizatës ?Omonia? për qarkun e Korçës, Naum Disho, si dhe dy punëtorët Koroveshi dhe Gjergji Koço.
Shpërndaje