E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezha i kalon Krimeve te Renda dosjen e pengmarrjes

Lezhe- Pengmarrja e Lezhes do te hetohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda ne Tirane. Pas seances se mases se sigurise te zhvilluar ne gjykaten e rrethit diten e djeshme, ku i dyshuari qe rrembeu 6-vjecarin M. P, per hakmarrje ndaj babait te tij Anton P., qe i kishte marre te dashuren, ka pranuar edhe nje here krimin, dosja ka marre rrjedhe tjeter. Gezim Marku eshte shprehur i penduar, duke deklaruar se kishte si qellim vetem te merrte te dashuren e tij dhe jo t'i bente keq femijes. Gjate mases se djeshme te sigurise, ai eshte lene ne gjendjen "arrest me burg", kurse prokurori Agim Dalipi deklaroi se dosja do i kalonte Krimeve te Renda. Ne proces gjendet edhe taksisti Mark Ukaj, qe eshte lene me "detyrim paraqitje", pasi eshte shprehur se nuk e ka njohur 24 vjecarin Marku dhe qellimet e tij me femijen.

I pare ka dale para gjykatesit Dede Deda, i dyshuari Mark Ukaj, qe ka bere transportin e Gezim Markut dhe femijes. "Une kam marre 300 leke nga Marlecaj per ne Gjader dhe nuk dija planet e tij. Edhe sikur te kishte pasur droge ne cante nuk do i kerkoja llogari sepse nuk eshte detyra ime", eshte shprehur taksisti. Ukaj pohoi se femija nuk shfaqi asnje shqetesim gjate udhetimit. Gjykata e la te lire taksistin, por me kusht qe te paraqitej ne prokurori cdo jave. I dyti ka dale para gjykatesit Gezim Marku qe edhe nje here ka pranuar i penduar krimin, por pa pasur nje qellim te keq dhe se e kishte leshuar pengun 6-vjecar pas negociatave. "E mora si mjet presioni, pasi babai i femijes me kishte rrembyer te dashuren", ka thene 24 vjecari qe do te gjykohet per krimin e "heqjes se lirise se tjetrit".

Ngjarja

Krimi ndodhi gjashte dite me pare ne Marlecaj te Lezhes, kur Gezim Marku dyshohet se ka marre 6-vjecarin, duke e izoluar ne nje banese te zones se Gjadrit. Femija eshte mbajtur 12 ore peng dhe me pas eshte liruar.

A.Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›