E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turneu i Romes Djokovic siguron cerekfinalen

Novak Djokovic konfirmon formën e tij të shkëlqyer, duke regjistruar fitoren e 34-rt radhazi për këtë vit, ndërkohë që i ndryshëm është diskutimi për Roger Federer, që edhe një herë është eliminuar përpara kohe në turneun e Romës.

Djokovic mundi në dy setet (6-4, 6-1) zvicerianin Stanislas Wawrinka, duke siguruar një biletë për në çerekfinalet e turneut Master të Romës. Tenisti serb hasi vështirësi në setin e parë, por në të dytin dominoi, duke arshivuar një tjetër fitore që e blindon atë në vendin e dytë të renditjes botërore të tenisit për meshkuj.

Suksesi Djokovic merr më shumë vlera pas humbjes së Roger Federer. Në kompeticionin italian, ish-raketa numer një u mund në dy sete (7-2, 7-4) nga tensti francez  Richard Gasquet. Ky i fundit kioshte arritur të fitonte vetëm një herë ndaj Federer pikërisht në turneun e Monakos në vitin 2005.

Tetë tensistëve çerekfinalistë u është bashkuar edhe Andy Murray, pasi skocezi mundi në dy sete (6-2, 6-3) tenistin vendas Potito Starace, i cili mban dhe vendin më të mirë në renditjen botërore sa i përket tenistëve italianë.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›