E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindur ne diktature 40 vitet e Stefan Tacit ne art

Mitet, idhujt dhe figurat që shoqërojnë njeriun që nga fëmijëria, bashkohen në një moment duke shprehur një këndvështrim historik personal.

Kjo ka ndodhur me artistin Stefan Taçi i cili padyshim do të flasë nëpërmjet artit. Ekspozita e tij personale e çelur në Tiranë, është një rrugëtim i 40 viteve krijimtari që bashkohen nga një ide e përbashkët.

“Ka një këndvështrim që vjen nga fëmijëria deri sot, por në lidhje me personazhet e historisë, me ngjarjet historike. Si i ka parë syri i një fëmije.  Si ka evoluar ky këndvështrim, kuptohet, duke futur në mes ndryshimin e sistemit. Pas viteve ’90 përceptimi i historisë ndryshon dhe evoluon”-tha Taçi.

Krijimtaria e gjatë e përmbledhur në titullin interesant “Lindur në diktaturë” bashkon katër teknika të artit pamor.

“Rastësisht kjo tematikë që unë zgjodha më dha mundësinë të paraqes këtë gamë të gjerë gjinish që i kam aplikuar, vizatimin, skulpturën, pikturën, grafikën, pra duket një ndërthurje gati e pamundur për një ekspozitë tjetër”-tha ai.

Ekspozita që përfshin krijime që nga viti 1972, do të qëndrojë e hapur deri më datë 20 maj.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›