Shpërthen makina e sekretarit të PS në Vlorë. Tepelena: Ngjarja politike
VLORË- Incident në Vlorë. Shpërthen makina e sekretarit të Partisë Socialiste, Kreshnik Tepelena.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 06:30 minuta në zonën e Ujit të Ftohtë, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi.
Nga shpërthimi mësohet se është dëmtuar tërësisht mjeti tip ‘BMW X5’. Raportohet se ky është shpërthimi i dytë brenda pak orëve. Pasi më herët ka shpërthyer edhe mjeti i prokurorit Dorian Tafili.
Tepelena në një prononcim për News 24 është shprehur se ai nuk ka pasur konflikte me asjnë person dhe se ngjarja ka ndodhur për shkaqe politike.
Kjo makinë sipas tij, ishte e vetmja me të cilën lëvizte për takime elektorale kandidatja për deputete e PS-së, Valentina Leskaj.
“Në momentin e shpërthimit kam qenë në gjumë, kam parë vetëm tymin. Asnjëherë nuk kam pasur kërcënime, kam qenë i shoqëruar me deputetë gjithnjë, por sot duket se e gjetën mundësinë të më kërcënojnë. Ngjarja vetëm për motive politike, shoqëroja kandidaten Valentina Leskaj kudo që shkonte. Kjo ishte e vetmja makinë me të cilën lëvizte”, tha ai.
Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për të dyja ngjarjet.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Shpërthen makina e sekretarit të PS në Vlorë Shpërthimet në Vlorë, Malaj: Palët të distancohen nga çdo akt dhune