E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen makina e sekretarit të PS në Vlorë

VLORË- Incident në Vlorë. Shpërthen makina e sekretarit të Partisë Socialiste, Kreshnik Tepelena.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 06:30 minuta në zonën e Ujit të Ftohtë, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi.

Nga shpërthimi mësohet se është dëmtuar tërësisht mjeti tip ‘BMË X5’. Raportohet se ky është shpërthimi i dytë brenda pak orëve. Pasi më herët ka shpërthyer edhe mjeti i prokurorit Dorian Tafili.

Ndërkaq, policia ka nisur hetimert për të dyja ngjarjet.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›