E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthen mjeti, plagoset drejtuesi. Dyshohet për vendosje dinamiti

VLORE - Një makinë ka shpërthyer sot në rrugën ‘Transballkanike’ të qytetit të Vlorës, ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi i saj.

News24 mëson se ngjarja është shënuar sot paradite rreth ores 09:30 minuta në Rr. 'Transballkanike' kur automjeti tip ‘Benz ML’ me targë AA663BF ka shpërthyer në flakë e tym.

I plagosur ka mbetur drejtuesi i automjetit, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës, ku po merr aktualisht ndihmën shëndetësore.

Policia identifikoi më pas shtetasin e plagosur, i cili është Ermal Bajrami, 31 vjec nga fshati Selishë e Vlorës dhe banon në Babicë të Madhe. I plagosuri pas mjekimit që ka marrë në spital është shoqëruar në komisariat, ku dhe ka ndryshuar gjeneralitetet e dhëna në fillim. Në vendin e ngjarjes ai tha se quhej Bashkim Brahimaj. 31-vjeçari më pas pohoi se quhet Ermal Bajrami. Ai është marrë në pyetje rreth ngjarjes.

Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, shpërthimi ka ndodhur pasi automjeti është futur në lavazh, ndërsa drejtuesi kishte zbritur prej tij. Dëshmitarët thonë se shpërthimi ka qenë i fuqishëm, ç’ka ka shkatuar dhe dëmtimin të mjetit. Burime konfirmuan per News24 se dyshohet qe shperthimi te jete kryer me nje sasi dinamiti, i cili mund te jete vendosur poshtë makinës pranë motorit, duke e dëmtuar totalisht pjesën e parë të saj.

Policia
Drejtoria e policisë së qytetit të Vlorës po punon për të përcaktuar nëse shpërthimi ndodhi si pasojë e ndonjë defekti në makinë, apo e vendosjes së lëndës plasëse.

“Sot më datë 31.08.2013 rreth orës 09:30 në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë është marrë njoftimi se në rrugën ‘Transballkanike’ ka ndodhur një shpërthim.
Menjëherë në vend kanë shkuar të gjitha shërbimet e policisë të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale nga të cilat ka rezultuar se shpërthimi ka ndodhur në automjetin tip Mercedes-Benz ML ngjyrë gri me targa AA 663 BF, i cili drejtohej nga shtetasi E. B., banues në Vlorë.
Si rezultat i shpërthimit është dëmtuar lehtë vetëm shtetasi i mësipërm dhe automjeti në pjesën e përparme të tij. Në momentin e shpërthimit automjeti ka qënë duke ecur në sens të kundërt me atë rrugës (kundravajtje). Në lidhje me këtë rast është ngritur grupi i posacëm hetimor i cili aktualisht është duke marrë në pyetje personin e dëmtuar.
Po punohet për të përcaktuar nëse shpërthimi ka ndodhur si rezultat i ndonjë defekti në automjet apo si pasojë e shpërthimit nga lëndë plasëse”, thekson njoftimi për shtyp i policisë. 

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Vlorë, shpërthen makina, plagoset drejtuesi. Policia zbardh detaje

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›