Trabzonspori rrezikon dënimin, shpreson Kukësi
TIRANE-Klubet turke Be shiktash dhe Fen erbahçe janë përjashtuar nga Gjykata e Arbitrazhit e UEFA-s nga Europa Liga, pasi faktet kanë treguar se të dy këto ekipe kanë trukuar ndeshje. Beshiktash është përjashtuar nga Europa Ligë pas 24 orëve të kualifikimit të tyre në fazën e grupeve, pasi Gjykata e Arbitrazhit (CAS) mori vendim që ta largonte ekipin turk nga turneu. Trupi i qeverisë europiane ka larguar skuadrën turke nga garat evropiane, sepse ata kanë qenë të përfshirë në skandale të trukimeve të ndeshjeve.
Kukësi - Nën hetim është edhe klubi i Trabzonsporit, i cili u kualifikua për në fazën në grupe pasi mundi dy herë Kukësin. Ka shumë gjasa që gjatë këtyre ditëve të ketë zhvillime të forta në kampin turk, pasi mediat vendëse dhe ato ndërkombëtare shtrojnë mundësinë që të penalizohen edhe dy klube të tjera turke për përfshirje në trukime, që në këtë rast do të ishin Gallatasaraji dhe Trabzonspori. Nëse ndodh kështu, atëherë Kukësi mund të fitojë të drejtën për të marrë pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Europës.
Vendimi – “Shqiponjat e zeza” e kanë kontestuar vendimin javë më parë, kështu që UEFA lejoi ekipin e Slaven Biliçit që të luajë në “play-off”, ku ata e mundën me rezultat 3-2 ekipin e Tromso të Norvegjisë të enjten, deri sa të merrej vendimi. Por, tani pas vendimit të gjykatës dhe rregullave të UEFA-s, do të thotë që skuadra norvegjeze do të ecë përpara në fazën e grupeve. “Pas marrjes së këtij vendimi, paneli i gjykatës e lëshoi këtë vendim”, – thuhet në deklaratën e CAS-së të lëshuar për media dje në mëngjes. UEFA ka përjashtuar Beshiktashin nga ky edicion i Europa Ligë, për shkak të trukime të ndeshjes. Klubi turk ka kontestuar vendimin në CAS.
Në marrëveshjen mes palëve, CAS ka vendosur një afat kohor për një procedurë të përshpejtuar dhe qëndron prapa vendimit të UEFA-s, e cila kërkonte vendimin e tyre se a duhet lejuar Beshiktash të luajë në Europa Ligë. Në vijim vendimi është marrë nga UEFA dhe tani konfirmohet edhe nga CAS që Beshiktashi është përjashtuar nga sezoni i ri i Europa Ligës 2013-’14. Sot (dje) CAS gjithashtu ka vendosur që të largojë nga Europa Ligë edhe nga garat e tjera europiane ekipin tjetër turk Fenerbahçe për dy vite rresht, pasi është konfirmuar se kjo skuadër ka trukuar ndeshje për dy vite me radhë.
Apoel Nikosia zëvendëson
Fenerbahçen Më kot kanë shpresuar Skënderbeu dhe Kukësi se njëri prej tyre do të mund të ishte me fat jashtë fushe, në goglat e përziera të premten në mesditë në Nion të Zvicrës, ku UEFA ka caktuar në këtë mënyrë skuadrën që do vijojë më tej fazën e grupeve të Ligës së Europës në vend të Fenerbahçes, e cila u skualifikua në mënyrë përfundimtare nga CAS-ja nga çdolloj aktiviteti europian (për trukime). Korçarët dhe verilindorët janë eliminuar të enjten në fushën e blertë, respektivisht nga Çernomorets Odesa dhe Trabzonspor, ndërkohë që sot (dje) ishin sy e veshë nga UEFA se mos fati u qëllonte në derë. Por jo, sepse nga 31 ekipet e eliminuara nga faza e “play-off”-it, u shortua vetëm njëri prej tyre, i cili hyn automatikisht në fazën e grupeve. Qipriotët e Apoelit kanë rezultuar fatlumët, sepse gogla e përzgjedhur nga shorti ka pasur brenda emrin e tyre.
(d.b/PanoramaSport/BalkanWeb)