“Konferenca e PS”, Mima: Përzgjedhje klienteliste për territorin dhe ekonominë
TIRANE-Ministri në ikje i Ekonomisë ,Tregëtisë dhe Energjitikës Florjon Mima ka ironizuar konferencën për ekonominë dhe territorin e pak ditëve më parë të Partisë Socialiste.
Në një konferencë për mediat, Ministri Mima u shpreh se: “Konferenca e rëndësishme mbi territorin dhe ekonominë, dominohej nga përzjedhja klienteliste e të ftuarve, falë edhe kontributit të Bankës Botërore, lista ngërthente emra dinjitozë akademikësh, ish-funksionarësh në organizmat ndërkombëtare, ish - ministrash të vendeve të zhvilluara apo në zhvillim, ish – zyrtarësh egzekutive në agjenci publike a organizata private biznesi, të cilët sollën një buqetë përvojash mbi atë se çfarë duhet të bëjë një qeveri e re me ekonominë e vendit të saj, por edhe dhanë një sërë këshillash se çfarë duhet medoemos të mos eksperimentojë ajo”.
Sipas tij, zërat e të ftuarve, në unison edhe me zërin e Drejtoreshës se Bankës Botërore për Europën Juglindore dhe Azinë Qendrore, Ellen Goldstein, pothuaj në kor, theksuan se, përpjekja më madhore e qeverisë së re duhet të jetë shmangia e rënies së ekonomisë në recesion.
"Madje, kur të huajt thonin që, duhet parandaluar kriza, dukeshin më të lumtur se vetë autoritetet e ardhshme shqiptare, të cilat sikur mezi prisnin që të huajt t’u thonin se, ju jeni në krizë tashme, çka ka përbërë edhe tërë thelbin e fushatës nihiliste e denigruese të opozitës së shkuar”- theksoi Mima.
Ministri nuk la pa komentuar as sistemin e taksimit, që do të aplikojë qeveria e ardhshme, duke u shprehur se kjo qeveri po shpërfill këshillat për të mos rritur taksat, por duke bërë çmontimin e taksës së sheshtë dhe riprezantimin e taksimit progresiv në vend.
“Ekspertët e huaj po ashtu këshilluan që të mos merret pozicioni më i lehtë, ai i mohimit të gjithçkaje të arritur nga paraardhësit.
Z.Sebastian Vladesku, ish Ministër i Financave në Rumani, tha, citoj: “Mendoj se qeveria e re është në një pozitë shumë të favorshme, mund të thotë se asgjë nuk është bërë mirë dhe se ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë qe të përballemi me sfidat.
Nga përvoja ime, 95 % e njerëzve kanë shans të dështojnë për shkak të optimizmit të tyre të madh se do të përpiqen të bëjnë gjithçka e të zgjidhin problemet, por do te shohin se nuk kanë burimet e mjaftueshme njerëzore, financiare e teknike. Nëse do të jepja një këshillë, që njerëzve zakonisht nuk u pëlqen, do të thosha: “zgjidhni pak gjëra ku do të përqendroheni””.
Florjon Mima “siguron” ministrat e rinj se do të ulen në karriget e tyre dhe do të kenë rastin të verifikojnë se sa mund e djersë, sa programe e projekte, sa reforma e iniciativa janë ndërmarrë në këta 22 vite demokraci dhe sa personel është kualifikuar për të ngritur shtetin që ata do të drejtojnë.
Ashtu siç do të kenë edhe mundesinë për të verifikuar me lupë qindra e mijera koncensione, leje, licenca, privatizime etj., të cilat bënë që Shqipëria jo vetëm të mos binte në krizë por siç tha znj. Goldstein e Bankës Botërorë, të ketë pësuar një transformim të mrekullueshëm duke arritur që në pak vite të rriste të ardhurat e saj nga 500 dollarë në mbi 4000 dollarë në vit për frymë- mbyll deklaratën Ministri Mima.
(m.s/BalkanWeb)