Uruguaji ne finale

Në gjysmëfinalen e parë nuk pati asnjë të papritur dhe ajo që të shkonte për në ndeshjen përfundimtare, ia arriti qëllimit. Uruguaj fitoi 2-0 ndaj Perusë falë dy golave të Luis Suarezit, duke ndëshkuar skuadrën peruviane e cila nuk pati asnjë shans në këtë takim, por që largohet me kokën lart nga turneu pasi zhvilloi një kompeticion të shkëlqyer.
Skuadra me fanellat bojëqielli ishte superiore që nga fillimi i ndeshjes së nisur në orën 2 e 45 të mëngjesit, dhe gjithçka u arrit nga kontributi i shkëlqyer i Diego Forlanit dhe Luis Suarezit në stadiumin e La Platës në Argjentinë.
Uruguaj nuk deshi të lejonte asnjë të papritur, nga ato që ka pasur shumë në këtë kupë të Amerikës dhe në minutën e 52-të erdhi goli i parë. Forlan lëshoi një gjuajtje të shkëlqyer që vetëm u grushtua nga Fernandez, ndërsa Suarez vrapoi tek topi duke e dërguar në rrjetë në pozicion diagonal.
Pesë minuta më pas, ishte Alvaro Pereira që dha një pasim të shkëlqyer për Forlanin dhe sulmuesi i Liverpulit nuk e pati problem të dënonte portierin kundërshtar duke shënuar golin e dytë.
Në minutën e 69-të, Peru mbeti me 10 lojtarë në fushë pasi Vargas mori karton të kuq, gjithsesi eleminimi i skuadrës së trajnerit Markarian u bë me dinjitet të pacënuar.
Sa për Uruguajin, ekipi i Tabarezit do të synojë të fitojë të dielën kupën e 15-të të Amerikës, duke vendosur rekordin e ri, pasi deri tani mbetet barazim me Argjentinën me nga 14 trofe. Duke u gdhirë dita e enjte do të luhet edhe gjysmëfinalja tjetër, ajo mes Paraguajit dhe Venezuelës.