E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen vullkani Asama, Tokio mbulohet nga hiri

Tokio - Është riaktivizuar në Japoni vullkani Asama vetëm 145 kilometër larg Tokios. Tymi i tij ka pushtuar qiejt e disa qyteteve përreth ndërkohë që mbi kryeqytetin Tokio ka nisur të bie hiri i tij. Agjensia Japoneze e Metereologjisë bën të ditur se nga shpërthimi i vullkanit në malin Asama të mbuluar me borë, tymi dhe flaka janë ngritur deri në 1.6 kilometër lartësi. Ndërkohë që llava e tij është përhapur deri në 1 kilometër largësi nga krateri, dri më tani nuk njoftohet të ketë patur viktima.

Autoritetet bëjnë të ditur se në Tokia dhe në qytezën e Karauziva ka patur rënie hiri. Dëshmitarë okularë shprehen se në momentin e shpërthimit ka patur një zhurmë të çuditshme dhe shurdhuese. Kanali shtetëror japonez NHK bën të ditur se shpërthimi i vullkanit nuk ka ndikuar në jetën e përditshme të qytetarëve. Sipas tij, qytetarët japonezë që jetojnë në Tokio, kur janë ngritur në mëngjes kanë pastruar makinat nga hiri që i kishte mbuluar.

Ndërkohë, Japonia është vendi me lëvizjet tektonike më të shpeshta në botë. Aktualish ka plot 108 vullkane që janë aktive.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›