Sulm kamikaz, vriten 18 policë afgan
Uruzgan - 18 policë afgan kanë humbur jetën gjatë një sulmi kamikaz në jug të vendit. Shefi i policisë së Uruzganit, Juma Gul Himat, ka deklaruar se gjatë një sulmi kamikaz në Tirin Koton përveç viktimave ka edhe shumë të plagosur. Sipas tij, disa prej policëve të plagosur janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas shpërthimit, shumë ndërtesa përreth janë dëmtuar ndërkohë që polica ka rritur masat e sigurisë. Deri më tani asnjë organizatë nuk ka marrë përsipër shpërthimin. Burime policore shprehen se dyshimet bien mbi Talebanët. Afganistani jugor njihet se qendër e tyre.