E Shtunë, 31 Tetor 2026

PLL takime në Durrës

Durrës -Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahiu, gjatë një takimi të zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Durrësit me strukturat drejtuese të kësaj partie u shpreh për masat që duhen marrë për një konkurrim dinjitoz dhe të suksesshëm të Partisë Lëvizja e Legalitetit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke kërkuar prej tyre të zgjerojnë komunikimin me legalistët e degës,simpatizantët e PLL dhe qytetarët e tjerë.

"Programi i Partisë sonë, është një program i plotë, i dallueshëm nga programet e partive të tjera, që i jep zgjidhje optimale problemeve kryesore me të cilat përballet shoqëria shqiptare"-deklaroi Spahiu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›