Shperthente vendstrehimet per tiu marre hekurin
Zbulohet autori i shperthimeve qe tronditi Elbasanin
Policia ka arritur te zbuloje dhe te arrestoje shtetasin qe eshte edhe autori i disa shperthimeve te fuqishme qe tronditen te gjithe zonen e Elbasanit. Mesohet se Komisariati i Policise Librazhd ka vene ne pranga shtetasin Ferik Kojo 41 vjec me banim ne fshatin Katjel te komunes Rrajce.
Ky i fundit eshte arrestuar ndersa ishte duke shperthyer me lende plasese te pergatitura ne menyre artizanale disa qendra zjarri me qellim marrjen e hekurit dhe shitjen per skrap.
Sipas te dhenave te policise ky shtetas eshte edhe autori i tronditjes se fuqishme qe u ndje ne te gjithe zonen e Elbasanit. Ky shtetas kishte zgjedhur vendin e quajtur Livadhet e Mucos ne Librazhd ku edhe ndodhen shume qendra zjarri.
Ne kohen kur kishte kryer shperthimet e para policia ka arritur ta arrestoje ne flagrance. Ne vendin e ngjarjes u gjeten 12 kapsolla detonatore 3.4 m fitil zjarrpercjelles si dhe 10 kg nitrat amoni qe autori i perdorte per realizimin e shperthimit. 41-vjecari do te pergjigjet per vepren penale mbajtje pa leje e armeve dhe municioneve luftarake. Nderkohe specialiste te mjedisit po verifikojne demet e shkaktuara nga shperthimet nga kjo veprimtari e paligjshme.