E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim bombash në Selanik e Athinë

Greqi

Një shpërthim bombe ka ndodhur mesditën e së premtes në godinën e Gjykatës së Selanikut, pas një telefonate paralajmëruese. Policia mundi t’i evakuonte nëpunësit dhe personat e pranishëm para shpërthimit. Ende nuk ka njoftime për dëme apo të lënduar. Mbrëmjen e së enjtes, një tjetër bombë shpërtheu pranë burgut të sigurisë së lartë Koridalos në Athinë. Nga shpërthimi u shkaktuan dëme materiale në pallatet përballë burgut dhe u lënduan dy banorë. Për shpërthimin e të enjtes, policia dyshon se u bë në shenjë solidariteti me pjesëtarët e organizatës Lufta Revolucionare që u arrestuan një muaj më parë dhe po mbahen në burgun e Koridalosit.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›