Daul: Berisha ndali gjakderdhjen, Rama ndoshta i sëmurë mendor
MARSEJE - Kryetari i grupit të partive popullore në Parlamentin Europian, Joseph Daul, ka përgëzuar dje kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha për atë që e ka cilësuar si “ndalimin e gjakderdhjes”, referuar ngjarjeve të rëndë të 21 janarit para godinës së qeverisë.
Zyra e shtypit e Këshillit të Ministrave, njoftoi dje në mbrëmje se gjatë fjalës në Kongresin e PPE-ve në Marsejë të Francës, Doul e ka cilësuar indirekt kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama ndoshta “pak të sëmurë mendor”. “Miku im Berisha, të falenderoj për gjithë punën që ke bërë për të ndaluar gjakderdhjen. Ti ke të drejtë dhe unë e di që ne kemi kaluar së bashku disa net pa gjumë, së bashku me kandidatin socialist, që ndoshta është pak i sëmurë. Bashkë me Martin Shulc, ne kemi arritur bashkë me ty dhe në sajin tënd, të ruajmë shumë jetë njerëzore dhe të respektohen të drejtat e njeriut. Meqenëse ti ke dhënë këtë kontribut për vendit tënd, ti e meriton këtë duartrokitje, zoti Berisha”, - mësohet të jetë shprehur Daul sipas njoftimit të zyrës së shtypit të kryeministrisë.
Në datën 21 janar, opozita organizoi një demonstratë të dhunshme para godinës së qeverisë ku si pasojë e përplasjes së protestuesve me forcat e Policisë e Gardës së Republikës, mbetën të vrarë 4 simpatizantë të PS-së si edhe u plagosën disa gardistë e efektivë të uniformave blu.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)