E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasen dy anije në Peloponez, vdesin 2 marinarë, 8 të zhdukur në det

aksiedent-ne-greqwiGreqi- Dy marinarë sirianë kanë vdekur dhe tetë janë zhdukur në një përplasje mes dy anijeve tregtare sot në jug-perëndim të Peloponezit, Greqi.

Lajmi u njoftua nga Ministria e anijeve Tregtare greke. Sipas saj me një ekuipazh prej 17 marinarë, të gjithë sirianë, anija e mallrave ‘Piri Reis’ u mbyt pasi u përplas me një tjetër anije mallrash ‘Consouth’. Duhet ende kohë për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Tashmë forcat policore dhe polumbarët kanë disa orë që kanë nisur operacionet e kërkimit për trupat e marinarëve grek.

Mësohet se nga përplasja, anija “Piri Reis” është mbytur menjëherë. Forcat e shpëtimit dhe helikopterë të rojes bregdetare ndodhen në vendin, ku u përplasën anijet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›