Ambasadori Sekui uron Shqiperine per perfundimin e procesit zgjedhor

Në emër të Bashkimit Europian, ambasadori Ettore Sequi ka uruar Shqipërinë për mbylljen e procesit zgjedhor. Përmes profilit të tij në Twitter, Sequi shkruan: “Ne urojmë Shqipërinë për përfundimin e proçesit elektoral dhe presim të bashkëpunojmë me Parlamentin dhe Qeverinë e re”. Urimi i ambasadorit të BE-së në Tiranë erdhi një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatin përfundimtar të votimeve të 23 qershorit.