E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shpërthim i fuqishëm në një hotel në Havana, 22 të vdekur, 60 të plagosur

Të paktën 22 persona kanë vdekur dhe më shumë se 60 të tjerë janë plagosur pasi një shpërthim ndodhi në një hotelet me 5 yje në Havana të Kubës. Mes viktima janë edhe një grua shtatzënë dhe një fëmijë.

Shpërthimi mendohet se ka ndodhur nga një cisternë gazi e parkuar jashtë hotelit, që mori flakë. Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në murin e jashtëm të hotelit, ku është shkatërruar totalisht. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë për të gjetur njerëzit e bllokuar nën rrënoja.

Presidenti i Kubës Miguel Diaz-Canel e cilësoi shpërthimin “një aksident fatkeq”.

Hoteli Saratoga ishte një nga hotelet më të mira në Havana, ku është vizituar nga yje të botës si Madonna, Beyonce dhe Mick Jagger. /BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›