Fitoi mandatin e dytë, Macron inaugurohet si President: Do ndërtojmë një Francë të fortë

Presidenti Emmanuel Macron u inaugurua të shtunën për një mandat të dytë 5-vjeçar në krye të vendit. Macron u bë lideri i parë francez në 20 vjet që mori një mandat të dytë qeverisës në zgjedhjet e 24 prillit. Inaugurimi presidencial u bë në Pallatin Elysee , ndërsa gjatë fjalës së tij Macron u zotua të ndërtojë një “Francë më të fortë” në mandatin e tij të dytë.
Pjesë e fjalimit të tij ishte edhe lufta në Ukrainë, ku Macron premtoi se ” do të ndërmarrë veprime për të shmangur çdo përshkallëzim pas agresionit rus në Ukrainë”.
Mandati i dytë i Macron do të fillojë zyrtarisht më 14 maj, ku pritet të përballet me sfida të mëdha si brenda ashtu edhe jashtë vendit. /BBC
/rtsh.al/