E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, në tre muaj 5000 të pushuar nga puna

Athine - Sipas të dhënave të mbledhura nga Sindikatat e Përgjithshme të Greqisë (GSEE) largimet nga vendet e punës janë rritur me 25% , duke e rritur papunësinë në 5.000 kundrejt 4.156 që ishte në muajin shkurt. Greqia mundohet të balancojë krizën ekonomike duke punësuar njerëz në shërbime publike, duke rënduar akoma më shumë buxhetin e shtetit. Papunësia po rritet më shpejt se sa parashikohej nga specialistët vendas.

Problemi është më i mprehtë në Maqedoninë qendrore në Greqinë e Veriut. 50% e punësimit në sektorin e turizmit në Kretë ofron katër ditë pune në javë. Në një mbledhje të mbajtur më parë në kuadrin e grevës që do të bëhet më në 2 prill, Kryetari i Sindikatave të Përgjithshme të Greqisë, z. Kristo Panagopoulos ka akuzuar kryeministrin Karamanlis se ka mbuluar Michalos dhe Mylona për zbatimin e katër ditë punësimit në javë, ndërsa teksa komentoi politikën, ai tha se “viti 2009, për pagat dhe e sigurimin shëndetësor ka humbur nga historia e punëtorëve”. Kritika janë drejtuar në drejtim të punëdhënësve dhe biznesmenëve, si dhe bankave të vendit për një transparencë dhe jo për tu fërkuar shpinën ministrave .

Shpetim Zinxhirija, Start, Athine

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›