E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese, dëmtohen dy makina

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 01:15 në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Kamëz në oborrin e banesës së 56-vjeçarit Sokol Ndreu.

policia naten

Sipas informacionit paraprak, si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy automjete të parkuara në oborrin e banesës.

“Rreth orës 01:15, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në oborrin e banesës së shtetasit S. N., rreth 56 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë janë dëmtuar 2 automjete të parkuara në oborrin e kësaj banese”, thuhet ne njoftim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›