Shpërthim me tritol në zonën e Freskut, Policia në vendngjarje
Një shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, në zonën e Freskut. Shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes, për zbardhjen e saj dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë.
Shpërthimi ka ndodhur në bodrumin e fasonerie italiane. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale në xhamat e biznesit dhe një makinë e parkuar pranë tij.
"Më datë 25.05.2023, rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”, në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian Roberto Bingaido, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë është dëmtuar dera e jashtme e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qenë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve", thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
