Shqiptari dhe partnerja e tij greke ndalohen në Selanik me 12 kg heroinë (FOTO)
Një 33-vjeçar me origjinë shqiptare dhe partnerja e tij 27-vjeçare greke janë arrestuar nga policia greke në Selanik. Ata akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.
Policia greke bën me dije se mbrëmjen e së martës, ata janë pikasur duke drejtuar një makinë në rrugën me pagesë të Malgaras. Gjatë kontrollit janë gjetur 12.2 kilogramë heroinë, një sasi e kanabisit të papërpunuar dhe një shumë e madhe parash.
33-vjeçari shqiptar dyshohet se bashkëpunonte me partneren greke për të blerë sasi të mëdha heroine, të cilat i ruanin dhe i trafikonin brenda territorit grek, kryesisht në Selanik dhe Athinë.
Sipas mediave vendase, shqiptari i arrestuar rezulton i dënuar edhe më parë për grabitje të rënda.
Dy të arrestuarit janë duke u gjykuar me akuzat për organizimin kriminal dhe trafikim droge. Ata do të dërgohen në Prokurorinë Penale të Selanikut për të pritur dënimin e tyre.
Droga e zbuluar nga Policia ne Greqi
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
