E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në Afganistan, 17 të vdekur

Të paktën 17 persona kanë mbetur të vdekur dhe 23 të tjerë janë plagosur, kur një sulm kamikaz goditi një banjo publike në provicën e Kandaharit, në Afganistanin jugor.

Lajmin e raportuan mediat ndërkombëtare sot, pak përpara mesditës. Sipas të dhënave zyrtare, sulmi kishte për qëllim të vriste një komandat të lartë të policisë, i cili ndodhej brenda ndërtesës.

”Një kamikaz me eksploziv të vendosur në gjoks shpërtheu në një banjo publike në Spin Boldak”, deklaroi një zyrtar për Agjensinë Franceze të Lajmeve AFP.

Ky është sulmi më i përgjakshëm i ndodhur deri tani në vitin 2011 dhe u dënua si çnjerëzor prej presidentit të vendit, Hamid Karzai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›